“Më mungon shumë djali, dua ta shoh duke u rritur” – kapiteni i Frankfurt, Abraham ka lënë Bundesligën që të luajë për një klub amator në vendlindje

Futboll

“Më mungon shumë djali, dua ta shoh duke u rritur” – kapiteni i Frankfurt, Abraham ka lënë Bundesligën që të luajë për një klub amator në vendlindje

Më: 20 janar 2021 Në ora: 07:06
David Abraham

David Abraham ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Eintracht Frankfurt në fundjavë, ku do të kthehet në shtëpi, në Argjentinë për arsye familjare.

Mbrojtësi dhe kapiten i Frankfurtit luajti ndeshjen e fundit, në të cilën skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Schalkes.

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar po kthehet në atdheun e tij pas shtatë viteve në Bundesigë në mënyrë që të kujdeset për djalin e tij.

Abrahami do të luajë për Huracan de Chabas në Liga Casildense, një kampionat rajonal në Argjentinë, për të qenë në afër familjes së tij.

“Unë u largova nga qyteti im i lindjes kur isha adoleshent”.

“Unë jam bërë baba tash e katër vjet e gjysmë dhe e kam parë djalin tim shumë pak, veçanërisht që kur filloi pandemia”.

“Asgjë nuk mund ta zëvendësojë këtë kohë, që ta shikojë djalin duke u rritur”, ka thënë argjentinasi pas ndeshjes.

Abrahami kthehet në Argjentinë pas një karriere në Evropë me klube si Nastic dhe Getafe në Spanjë, Basel në Zvicër dhe Hoffenheim dhe Frankfurt në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat