Kukësi nuk heq dorë nga dy mbrojtësit ballkanas

Futboll

Kukësi nuk heq dorë nga dy mbrojtësit ballkanas

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:10
Kukësi nuk heq dorë nga dy mbrojtësit ballkanas

Një tjetër futbollist që pritet të afrohet për repartin e mbrojtjes është edhe Viktor Velkoski.

Gazeta ka raportuar prej ditësh se me 25- vjeçarin, verilindorët janë në bisedime që në fillim të këtij muaji. Gjasat janë që në ditët e ardhshme të kemi diçka konkrete. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtësin Numan Kurdiç, një 21-vjeçar nën kontratë me Sarajevon.

Klubet kishin arritur në parim marrëveshjen për huazimin e lojtarit, por ende nuk është zyrtarizuar nga Kukësi si afrim.

Ndërkohë, ditët e fundit ka pasur bisedime edhe për mesfushorin Asion Daja, i cili është nën kontratë me Teutën.

Mirëpo, mesa duket palët nuk kanë gjetur një marrëveshje dhe lojtari do të vazhdojë tek skuadra durrsake.
DAJA

Trajneri Hallaçi ka paralajmëruar afrime në çdo repart, por ai ka theksuar se Kukësit i duhen lojtarë që bëjnë diferencën, dhe jo sa për të plotësuar ekipin, duke theksuar se afrimet duhet të jenë në nivelin e futbollistëve aktualë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat