Gomez gati të largohet

Futboll

Gomez gati të largohet

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:15
Gomez gati të largohet

Sulmuesi i Atalantas, Papu Gomez, është pranë largimit nga Bergamo, dhe destinimi i tij më i mundshëm është në Andaluzi.

Papu Gomez dhe Atalanta është një histori e mbyllur, kapiteni kishte shkruar një mesazh në profilin e tij në Instagram, ku kishte thënë se tifozët do të marrin vesh të vërtetën kur ai të largohet nga klubi, duke aluduar në një problem që ka pasur në dhomat e zhveshjes.

Edhe trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, kishte thënë se nuk mund të përshtatemi të gjithë Gomezit, dhe se ky i fundit duhej të gjente mënyra të përballej me realitetin e ri.

Tani, Drejtori sportiv i Seviljës, Monçi, ka konfirmuar interesimin dhe negociatat për 32 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat