​Manchester United-Liverpool, derbi i FA Cup

Futboll

​Manchester United-Liverpool, derbi i FA Cup

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:13
​Manchester United-Liverpool

Vetëm shtatë ditë pas barazimit pa gola në Premier Ligë, Manchester United tani pret në shtëpi rivalin Liverpool, në kuadër të raundit të katërt në FA Cup.

Liverpooli udhëton drejt “Old Trafford”, në krizën më të madhe të golave që kanë brenda 20 vitesh, ndërsa, Manchester United është duke pasur një sezonë të shkëlqyer, ku ka gjashtë pikë më shumë se kampioni aktual i Premier Ligës.

“Të Kuqtë”, nuk njihen për rekord të mirë në këtë kompeticion, ku nën urdhrat e Jurgen Klopp nuk kanë arritur ende të kualifikohen më tej se në raundin e katërt.

Të dy trajnerët, Klopp dhe Solskjaer mund të bëjnë rotacione në skuadër, duke pushuar disa nga lojtarët kryesorë që kanë.

Formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Telles; McTominay, Matic; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani

Liverpool (4-3-3): Alisson; Williams, Phillips, Fabinho, Tsimikas; Milner, Thiago, Jones; Salah, Firmino, Minamino

18:00 Manchester United – Liverpool (Stadiumi Old Trafford)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat