Nuhiu mund të kthehet te Riedi

Futboll

Nuhiu mund të kthehet te Riedi

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:45
Atdhe Nuhiu

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu mund të kthehet në Bundesligën e Austrisë gjatë këtij muaji.

Të hënën, sajti austriak “LaOla1” ka raportuar se interesim për transferimin e Nuhiut ka shprehur ish-ekipi i tij, Riedi.

Mësohet se Nuhiu tashmë i është ofruar Riedit dhe palët tashmë kanë nisur negociatat që mund të finalizohet gjatë kësaj jave. Riedi është në kërkim të një sulmuesi derisa Nuhiu ka shprehur dëshirën të largohet nga APOEL Nicosia për shkak se nuk është i kënaqur me hapësirën që ka pasur këtë edicion.

31-vjeçari ka një gol dhe një asistim në 16 ndeshje në të gjitha garat për APOEL-in, ekip të cilit iu bashkua si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni dhe firmosi kontratë deri në vitin 2022.

Nuhiu në edicionin 2009/10 ka luajtur për skuadrën e Riedit derisa karrierë ka bërë edhe te Austria Karnteni, Rapidi i Vjenës, Eskishehirspori e Sheffield Wednesay.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat