Çfarë nuk dëgjon në Shqipëri?

Futboll

Çfarë nuk dëgjon në Shqipëri?

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:42
Çfarë nuk dëgjon në Shqipëri?

Rasti i shkarkimit të Nevil Dedes ishte i pazakontë, përshkak se ndodhi 15 minuta përpara fillimit të një ndeshjeje mjaft delikate. Presidenti Refik Halili dhe ish trajneri bardheblu kishin mosmarrëveshje mbi rreshtimin e 11-shes që do të zbriste në fushë kundër Laçit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të pazakontë, Tirana u mposht me rezultatin 0-1 ndaj Laçit duke i thelluar vështirësitë akoma më shumë, pas humbjes ndaj Partizanit në derbi. Ndërkohë trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, foli në media për largimin e Nevil Dedes.

“Rasti i largimit të Dedes, pak minuta para ndeshjes, ishte unikal.

Por jemi në Shqipëri dhe këtu çfarë nuk dëgjon. E shkëpus si rast, unë jam vetë trajner dhe sidomos këtu bëhet fjalë për ish-futbollistin tim me shumë personalitet. Por këtu (presidentët e klubeve) ta ulin dhe ta degjenerojnë fare personalitetin. Më ka bërë shumë përshtypje”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat