Real Madridi, klubi me më së shumti ndjekës

Futboll

Real Madridi, klubi me më së shumti ndjekës

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:16
Real Madridi, klubi me më së shumti ndjekës

Sipas raportit të Deloitte Football Money League, madrilenët kryesojnë me 251.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Real Madridi është renditur si klubi i futbollit me numrin më të lartë të ndjekësve të mediave sociale në raportin e fundit të Football Money League 2021, botuar nga firma e konsulencës Deloitte.

“Los Blancos” qëndron në krye të renditjes me 251.5 milionë ndjekës, një numër që vendos bardhezinjtë mbi Barcelonën (248 milionë), Manchester United (140.8 milionë), Juventus (102.9 milionë) dhe Chelsea (93.2 milionë).

Studimi raporton mbi të dhënat nga viti 2020, me ndjekësit e Real Madridit të ndarë si më poshtë: Facebook (110.9 milionë), Instagram (94.5 milionë), Twitter (35.7 milionë), YouTube (6.2 milionë) dhe TikTok (4.2 milionë).

Përveç kësaj, madrilenë janë klubi më i ndjekur në të tre rrjetet e para sociale të lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat