​Arsenal konfirmon transferimin e Odegaard

Futboll

​Arsenal konfirmon transferimin e Odegaard

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:58
Martin Odegaard

Klubi londinez Arsenal ka konfirmuar transferimin e lojtarit të Real Madrid Martin Odegaard, konfirmon vetë faqja zyrtare e Arsenal në Twitter.

Norvegjezi kalon në radhët e londinezëve në formë huazimi deri në fund të edicionit 2020/21.

Për transferimin e Odegaard ka folur edhe tekniku Mikel Arteta, i cili u shpreh tejet i kënaqur për mediat.

“Kjo është një gjë fantastike që e kemi siguruar transferimin e Martin deri në fund të këtij edicioni. Ai është një lojtar që të gjithë e njohim shumë mirë, dhe pavarësisht që është ende i ri në moshë, Odegaard është duke luajtur si futbollist profesionist për një kohë të gjatë. Martin do të na sjellë kualitet në repartin e sulmit, dhe jemi tejet të kënaqur që do të punojmë së bashku deri në maj”, tha Arteta.

Odegaard pritet të jetë si zëvendësim i mesfushorit Mesut Ozil i cili u largua para pak ditësh nga skuadra e Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat