Rahoveci prezanton 6 përforcime 

Futboll

Rahoveci prezanton 6 përforcime 

Nga: K.G. Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:20
Rahoveci prezanton 6 përforcime 

Rahoveci vazhdon me përforcime, me synime të qarta, që të luftojnë për t’u rikthyer në Ligën e Parë të Kosovës. 

Ata sot kanë prezantuar 6 përforcime, që i vlerësojnë si të qëlluara. 

“Klubi i prezanton 6 përforcimet, si Daniel Gjoklaj nga KF Dushkaja Liga e dytë: Arianit Kuqi nga FC Malisheva - Liga e parë; Donat Krasniqi nga KF Flamurtari - Liga e parë; Nasuf Ibrahimi nga FC Malisheva - Liga e parë; Valentin Lezi nga FC Malisheva  - Liga e parë dhe Leo Brahimaj nga KF Minatori - Liga e dytë”, njofton klubi rahovecian. KF

Rahoveci është në pozitën e tretë me 32 pikë në ligën e dytë dhe ka 8 me pak se lideri, Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat