Ozil emocionon tifozët turq

Futboll

Ozil emocionon tifozët turq

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:17
Ozil emocionon tifozët turq

Mesut Ozil ka nisur të ambientohet me skuadrën e re të Fenerbahçes pas transferimit të tij nga Arsenali.

Të dielën, mesfushori 32-vjeçar u stërvit për herë të parë me skuadrën e re, me të cilën ka vendosur edhe objektivat.

“Besoj se Fenerbahçe është pretendente për të fituar titullin çdo sezon në Turqi dhe shpresojmë që t’ia dalim sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ëndrra ime është të luaj në Ligën e Kampioneve”, tha fantazisti, i cili u largua pas 7.5 vitesh nga Arsenali pa luajtur gati për një vit sepse ishte jashtë planeve të trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat