Ballkani mposht skuadrën bullgare

Futboll

Ballkani mposht skuadrën bullgare

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:07
Ballkani mposht skuadrën bullgare

FC Ballkani nga Theranda  ka zhvilluar ndeshjen e katërt miqësore, në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Bledi Shkëmbi ka mposhtur Montonan e Bullgarisë me rezultat 3:1 në Antalia të Turqisë.

Ishin dy golat e Ermal Krasniqit dhe një nga Arbër Hoxha të cilët vulosën fitoren e “portokallezinjve”.

Golin e vetëm për bullgarët e realizoi Toni Tasev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat