Kosova U21 zgjedh trajnerin e ri, ky është gjermani

Futboll

Kosova U21 zgjedh trajnerin e ri, ky është gjermani

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:23
Kosova U21 zgjedh trajnerin e ri, ky është gjermani

FFK ka zgjedhur si përzgjedhës të grupmoshës U21, trajnerin gjerman Michael Nees.

Ky i fundit një emër i njohur për futbollin, pasi deri më tani ka qenë drejtor teknik.

Nees do të zëvendësojë në këtë post trajnerin e deritashëm Rafet Prekazi, ka mësuar Telegrafi.

Gjermani është pjesë e FFK-së që nga viti 2017.

Si këshilltar dhe trajner ai ka punuar në vende si Japonia, Ruanda, Afrika e Jugut, dhe Izrael. Ai në vitet 2013-2015 ka qenë trajneri i Kosovës U21.

FFK ka qenë në bisedime edhe me trajnerë të tjerë, si Shefki Kuqi e Afrim Tovërlani, por marrëveshja është arritur me gjermanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat