Cassano: Te Reali shtova 14 kilogramë, fajtor Capello

Futboll

Cassano: Te Reali shtova 14 kilogramë, fajtor Capello

Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:11
Antonio Cassano dhe Capello

Ish-futbollisti i Italisë, Antonio Cassano zbuloi se ai fitoi 14 kilogramë në shtatë muaj në kohën sa ishte pjesë e klubit spanjoll, Real Madrid.

Ish -sulmuesi foli në ‘Bobo TV’ dhe tregoi për përvojën e tij me Real Madrid, duke zbuluar se ai ishte lënë jashtë skuadrës pas një përplasje me trajnerin e atëhershëm të Real Madridit, Fabio Capello që e bëri atë të fitonte 14 kg.

Cassano arriti në Real Madrid në janar të vitit 2006 dhe verën tjetër, ish-trajneri i tij te Roma, Capello, u punësua si trajneri i ri në Santiago Bernabeu.

“Kur arriti Capello, unë shënova dy gola në dy ndeshje dhe u ndjeva si mbreti i botës”, tha ai. “Ai më zëvendësoi në pjesën e parë kundër Lyon, unë debatova me të në Jerez dhe pastaj ai më la jashtë ekipit”.

Cassano vazhdoi të luante katër ndeshje në gjashtë muajt e tij të fundit me “Los Blancos”, para se të kthehej në Serie A te ekipi i Sampdorias.

“Në Madrid, menjëherë pasi arrita, humba 12 kg, pastaj [Fabio] Cannavaro arriti dhe i fitova të gjitha ato kilogramë përsëri.

“Në Real Madrid, Nutella ishte një nga sponsorët dhe çdo muaj ata na jepnin pesë kilogramë të këtij produkti.

“Kur u lashë jashtë ekipit, fitova 14 kg për shtatë muaj. Kam ngrënë me lugë, drejtpërdrejt nga kavanozi, nuk më interesonte, nuk kisha çfarë të bëja” – tregoi ai.

Pas Sampdorias, ai luajti edhe për Milanin e Interin, ndërsa karrierës i dha fund te Verona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat