Sulmuesi i Ostendes ia dedikon të dy golat shqiptarit

Futboll

Sulmuesi i Ostendes ia dedikon të dy golat shqiptarit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:55
Sulmuesi i Ostendes ia dedikon të dy golat shqiptarit

Sindrit Guri ishte një nga produktet më të mira të Superiores, megjithatë fati ka qenë gjithmonë kundër tij. 27 vjeçari synonte të shpërthente këtë sezon me klubin e tij belg, Ostende, megjithatë nuk ka luajtur më shumë se 26 minuta për më shumë se 6 muaj.

Dhimbjet e tepërta fizike bën që shkodrani t’i nënshtrohet përsëri një operacioni në mënyrë që të rikthehet përsëri në formën optimale.

Pavarësisht mungesës së gjatë me skuadrën, shokët duket se nuk e kanë harruar aspak Gurin. Në ndeshjen Osteende-Standard Liege, e cila përfundoi me shifrat 2-2, shoku i skuadrës Sakala ka bërë një gjest mjaft të veçantë. Golat e shënuar ai ja ka dedikuar Sindritit, duke u shprehur se është si një vëlla për të.

“Ia dedikoj dy golat Guri pasi kishte operacionin në mëngjes (dje).

Shoku i ngushtë dhe një vëlla për mua. Më ndihmon për të më dhënë disa ide, se është sulmues ashtu si unë. Këtë gjest e bëra që t’ia tregoja dashurinë time”, u shpreh Sakala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat