Ish e dashura e portugezit: Ronaldo? Një zotëri...

Futboll

Ish e dashura e portugezit: Ronaldo? Një zotëri...

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Ish e dashura e portugezit: Ronaldo? Një zotëri...

Raffaella Fico është kthyer për të folur për një histori të vjetër dashurie, atë me Cristiano Ronaldon.

Një lidhje, që zgjati disa muaj dhe daton mbi dhjetë vite më parë, kur portugezi luante ende te Manchester United, ndërsa modelja po hidhte hapat e saj të parë në botën e spektaklit. Fico siguroi në emisionin “Tiki Taka” se CR7 kishte qenë gjithmonë një zotëri gjatë marrëdhënies së tyre:

“Ai ishte i mirë, më kontakoi direkt mua.

Në atë kohë unë nuk e dija se kush ishte. Isha një vajzë 21 vjeçare. Unë, në vend të Georgina Rodriguez? Kurrë nuk e kam menduar këtë, nuk është diçka që më magjeps”. Raffaella Fico, kohët e fundit mbushi 33 vite dhe njoftoi se ishte beqare.

Lidhja me partnerin e fundit, sipërmarrësin Giulio Fratini, tashmë ka marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat