Francezi mbetet të vendosë mes Gjermanisë dhe Italisë

Futboll

Francezi mbetet të vendosë mes Gjermanisë dhe Italisë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Francezi mbetet të vendosë mes Gjermanisë dhe Italisë

Franck Ribery u ka komunikuar krerëve të klubit të Fiorentinëse se do të largohet gjatë afatit kalimtar veror.

Ish-futbollisti i Bayern Munichit ishte i lidhur me një rikthim në Gjermani, konkretisht te Augsburgu, por së fundmi ka pranuar edhe një tjetër ofertë që e ka bërë për të menduar dy herë.

Sipas ‘France Football’, 37-vjeçari ka marrur një ofertë nga klubi nga Serie B, AC Monza. Klubi që është nën pronësi të Adriano Gallianit, është duke punuar për të kaluar në Serie A, teksa po kërkojnë edhe më shumë përforcimin e skuadrës.

Franck Ribery nuk ka vendosur ende përfundimisht për të ardhmen e tij, teksa mbetet të shihet nëse do mbetet në Itali ose do të rikthehet në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat