Fonseca shpjegon situatën me Dzekon: Cristante do jetë kapiten

Futboll

Fonseca shpjegon situatën me Dzekon: Cristante do jetë kapiten

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Paulo Fonseca dhe Edin Dzeko

Edin Dzeko do jetë edhe më tëj një futbollist i Romës, pasi afati kalimtar dimëror është mbyllur.

Mediat italiane kishin raportuar se futbollistët “Giallorossë” janë të pakënaqur me trajnerin Paulo Fonseca, dhe kryesori i cili shprehu këto pakënaqësi ishte Edin Dzeko.

Pas këtij incidenti, Fonseca duket se ka marrë besimin e bordit të Romës, por marrëdhënia me Dzekon mbetet tejet e dobët.

Mediat e pyetën a do të jetë titullar Dzeko në ndeshjen ndaj Juventusit.

“Nuk mund ta them me siguri, Dzeko është stërvitur mirë, por nesër do të jetë kapiten Cristante”, tha ai.

Ai u pyet edhe nëse rasti me Dzekon e ka forcuar grupin.

“Ajo çka forcon grupin janë fitoret dhe puna në stërvitje”, përfundoi Fonseca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat