Rrahmani gati për të përfituar

Futboll

Rrahmani gati për të përfituar

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:16
Rrahmani gati për të përfituar

Skuadra italiane, Napoli, ka konfirmuar lëndimin e Kostas Manolas. Pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të Kalidou Koulibaly, listës së problemeve në mbrojtje iu është shtuar edhe Kostas Manolas me lëndimin e tij.

Napoli konfirmoi në uebfaqen e klubit se Manolas ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë dhe koha e rikupërimit nuk dihet ende.

Manolas u zëvendësua pas 68 minutash në duelin ndaj Genoas, ai u zëvendësua nga Amir Rrahmani. Tani, Rrahmani mund të përfitojë nga situata e lëndimeve në mbrojtje dhe të fitojë besimin e Gattusos gjithashtu duke ngritur formën e lartë që kishte në sezonin e kaluar.

Manolas do ti nënshtrohet testimeve mjekësore për të vlerësuar shkallën e lëndimit sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat