Sabatini: Roma po e poshtëron Dzekon

Futboll

Sabatini: Roma po e poshtëron Dzekon

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Sabatini: Roma po e poshtëron Dzekon

Roma po përjeton një moment uljesh dhe ngritjesh, midis rezultateve të shkëlqyera kundër ekipeve të mesme e të vogla dhe humbjeve të përsëritura kundër shtatë më të mirëve në kampionat. Në evoluim janë disa raste shumë të nxehta, si ajo e Edin Dzeko. Walter Sabatini, koordinatori aktual i zonës teknike të Bologna dhe ish-drejtori sportiv i Romës, donte të prekte disa çështje të verdhekuqve, duke folur në programin televiziv “Al Circo Massimo”. Këto janë deklaratat e tij:

“Operacioni im më i mirë te Roma? Nga pikëpamja financiare, Alisson. Ai erdhi për 7 milionë euro, pastaj u shit shumë shtrenjtë. Keqardhja ime më e madhe? Të merrja Mkhitaran, kur ishte akoma te Shakhtar Donetsk. Unë, gjithashtu kisha marrë Cuadrado, por nuk dua të flas për këtë. Duhet të flasë një trajner për këtë, unë nuk do ta bëj kurrë”.

Sabatini pastaj foli në detaje për çështjen Dzeko dhe shiritin e kapitenit të hequr: “Nuk më pëlqyen disa gjëra që ndodhën te Roma. Dzeko është një profesionist i nivelit të jashtëzakonshëm dhe arsimit të shkëlqyeshëm, kurrë nuk do të ishte në gjendje të krijonte probleme. Një pasojë e tillë e rëndësishme për një mosmarrëveshje në dhomën e zhveshjes nuk është e drejtë. Roma e ka shitur 4 herë në 2 vite dhe ai gjithmonë ka dashur të qëndrojë.

Fonseca do ta ketë bërë atë shembull për të rritur karizmën e tij në dhomat e zhveshjes. Ai ka pësuar një poshtërim të rëndësishëm, i duhen 20 ditë që të kthehet me shpejtësi. Është e padobishme për tifozët të pyesin nëse ende po lufton për kauzën. Kthejani shiritin, mos e degradoni një kapiten kështu, sepse nuk ka kryer një vrasje”.

Midis ish-lojtarëve të tij te Roma është edhe Radja Nainggolan, për të cilin Sabatini nuk ka saktësisht fjalë të ëmbla: “Nainggolan është një djalë i keq, ai kurrë nuk donte të më pranonte si pjesë të lumturisë ose historisë së tij. Unë kam një dashuri të jashtëzakonshme për të, madje e përqafoja kur djersiste. Kjo është diçka që nuk do ta bëja as me djalin tim.

E telefonova kur isha këtu në Romë, ai u betua se kishte problem shëndetësore, ishte në shtrat. Një gënjeshtar i vërtetë. Është e turpshme që një profesionist të filmohet i dehur jashtë një klubi nate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat