Rekordi i Messit nuk është vetëm paga

Futboll

Rekordi i Messit nuk është vetëm paga

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:47
Rekordi i Messit nuk është vetëm paga

Kontrata rekord e Lionel Messit me 555 milionë euro në katër seozne, i ka lënë të gjithë të çuditur në javët e fundit. Shifra të tilla nuk ishin dëgjuar ndonjëherë në botën e futbollit dhe tregonte qartësisht një diferencë të thellë të argjentinasit me këdo tjetër.

Por rekordi i Messit nuk është vetëm paga, por edhe sa sa kontribuon duke paguar taksat në Spanjë.

Sipas përllogaritjeve që i janë bërë pagesave të tij për përfitimet sipas kategorive të ndryshme siç janë rroga, e drejta e imazhit, bonuset e pagesat për reklamat, Mesi do të paguajë për vitet 2017-2021, periudhë për të cilën nënshkroi këtë kontratë, një shifër mbresëlënëse prej 370 milionë eurosh.

Një shifër shumë e lartë që sigurisht bën që të ulen disi fitimet e futbollistit e ndoshta hedh edhe pak dritë mbi tentativat e lojtarëve të ndryshëm të cilët u munduan që të fshihnin nga zyra e tatimeve të arudhurat e tyre reale duke përdorur llogari në parajsat fiskale.

Emra si Messi; Ronaldo apo Neymar kanë dale edhe par gjykatës në të kaluarën duke shpjeguar se nuk kishin bërë evazion fiskal me dashje, duke paguar shuma të mëdha e gjoba prej disa milionë eurosh për shkeljet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat