Curri: E respektojmë Drenicën si skuadër të fortë, por ne e kemi gjetur çelësin e suksesit

Futboll

Curri: E respektojmë Drenicën si skuadër të fortë, por ne e kemi gjetur çelësin e suksesit

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Curri: E respektojmë Drenicën si skuadër të fortë, por ne e kemi gjetur çelësin e suksesit

Prishtina synon fitore në hapje të stinorit pranveror përkatësisht të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës. Djelmoshat e Prishtinës janë të përgatitur maksimalisht dhe besojnë e shpresojnë se pikët do të mbesin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 13.00. Drenica kërkon që të befasojë në kryeqytet.
“Është shumë vështirë që pas disa ndeshjeve të forta të mbahet lart forma e futbollistëve, e sidomos kur luan 120 minuta kundër Dritë, por megjithatë e theksoj se jemi të përgatitur mjaft mirë, futbollistët janë të vetëdijshëm që vetëm me përqendrim maksimal mund të mbajmë formën e lartë ndeshje pas ndeshje.

E respektojmë Drenicën si skuadër të fortë dhe si kundërshtar të papërshtatshëm, por e kam besimin e plotë te futbollistë tanë me të cilët besoj shumë se e kemi gjetur çelësin e suksesit me qetësinë që kemi në lojë duke pasur durimin gjatë ndeshjes, sidomos duke pasur besim të lartë në vete gjithsecili futbollistë”, ka thënë trajneri i Prishtinës Debatik Curri për faqen e FC Prishtina.

FC Prishtina zë vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa Drenica është në të 9-tin me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat