Carragher: Historia e Vardyt është ndryshe

Futboll

Carragher: Historia e Vardyt është ndryshe

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Carragher: Historia e Vardyt është ndryshe

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie Carragher, ka dhënë një i ntervistë interesnate për Telegraph.

Ai ka folur për lëvizjet e merkatos që kanë ndryshuar rrënjësisht Premier League. Sipas tij, blerja e Jamie Vardy nga ana e Leicester ka qenë më e mira e historisë, duke mposhtur ato të Cantona dhe Yaya Toure.

“Vardy ka qenë vendimtar dhe është akoma sot për Leictester. Ka qenë për titullin e fituar me Claudio Raniëeri-n në 2016-ën dhe është akoma tani në drejtimin e Brendan Rodgers për një kualifikim në Champions League”, ka thënë Carragher.

Vardy i ka kushtuar vetëm 1 milion sterlina Leicester, që e ka marrë nga Fleetëood Town, skuadër që luante në kategoritë amatore.

“Nëse do të bënim një llogari të blerjeve që kanë ndryshuar historinë e Premier League, atëherë do të ishin padyshim Eric Cantona, i transferuar te Manchester United, Dennis Bergkamp tek Arsenal, Yaya Toure ose David Silva te Manchester City, ose Virgil van Dijk te Liverpool”.

“Megjithatë, ata ishin kampionë të konfirmuar dhe të njohur që kanë shkuar në ekipe që luftonin për diçka. Historia e Vardyt është ndryshe. Historia e tij ka kaluar çdo pritshmëri dhe do të flitet për një Leicester para dhe pas Vardy-t”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat