Cila do të jetë e ardhmja e Messit?

Futboll

Cila do të jetë e ardhmja e Messit?

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Cila do të jetë e ardhmja e Messit?

Cila do të jetë e ardhmja e Messit? 30 qershori po afrohet dhe fati i numrit 10 të Barçës mbetet akoma një mister.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Pablo Zabaleta, ish-shoku i Pleshtit në kombëtare, i cili ka dashur t’i japë një këshillë gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

“Nëse do të vendosë të largohet nga Barcelona, atëherë duhet të luajë në Premier League. Leo luan prej shumë vitesh në La Liga dhe mendoj se futbolli anglez do t’i pëlqente shumë”, ka thënë ish-lojtari i City-t për Mirror.

“Jam i sigurt se klube si PSG dhe Ju ventus e duan, por besoj se Manchestrer City do të ishte vendi më i mirë për të pas Barcelona-s”.

Çfarë do të bëjë Messi? Të shohim nëse do të dëgjojë këshillën e bashkëkombësit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat