Paçarada me St. Paulin nuk i ndahet fitoreve në Gjermani

Futboll

Paçarada me St. Paulin nuk i ndahet fitoreve në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Paçarada me St. Paulin nuk i ndahet fitoreve në Gjermani

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e St. Paulit, nuk i ndahen fitoreve në Bundesliga II.

St. Pauli ka shënuar fitoren e tretë rresht dhe dukshëm ka përmirësuar edhe renditjen në tabelë. 

St. Pauli ka triumfuar me rezultat 2:1 në konak të Nurnbergut, në kuadër të javës së 21-të Bundesliga II.

Futbollisti Paçarada u tregua jashtëzakonisht luftarak, i dha siguri mbrojtjes dhe gjithsesi me shokë iu gëzuan kësaj fitore në momentin e duhur. 

Djali i ish portierit të mirënjohur, Shukriut, u paraqit standard dhe ishte motivues për ekipin e tij. 

Për St. Paulin shënuan: Burgstaller (45+1'), Marmoush (65'-nga penalltia) dhe për Nurnbergun: Borkowski (77'). St.Pauli ngjitet në vend të 13-të me 25 pikë dhe lë pas (14-tin) Nurnbergun me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat