Dresheviq ishte titullar por humbën

Futboll

Dresheviq ishte titullar por humbën

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:16
Dresheviq ishte titullar por humbën

Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, ka qenë i plotë në ndeshjen që Heerenveeni e zhvilloi ndaj AZ Alkmaarit.

AZ Alkmaar shënoi fitore 3:1 ndaj Hereenvenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Eredivisie.

Calvin Stengs, Teun Koopmeiners dhe Albert Gudmundsson shënuan golat e fitores për vendasit, kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Lasse Schoene.

Ibrahim Dresheviq ishte titullar dhe zhvilloi tërë ndeshjen sot te skuadra mysafire.

Ndryshe, AZ Alkmaar tani ka 43 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në elitën e futbollit holandez, kurse Heerenveeni renditet i teti me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat