Fonseca tregon për bastin që kishte me Veretout

Futboll

Fonseca tregon për bastin që kishte me Veretout

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:58
Paulo Fonesca

Trajneri i Romës, ka shpjeguar se ai dhe futbollisti Jordan Veretout kanë bërë një bast.

Roma triumfoi ndaj Udineses me rezultatin 3-0, ku dy gola i shënoi Veretout dhe goditjen përfundimtare për “Giallorossët” e dha Pedro.

Sidoqoftë, duke folur pas fitores, ai tregoi një histori interesante. Veretout tani ka shënuar nëntë gola, ai u zëvendësua më herët dhe Fonseca ishte tallur me të, shkaku që kishin bërë një bast që mesfushori do arrinte 10 gola këtë sezon në Serie A.

“Unë kam një bast me Veretout, pasi në fillim të sezonit thashë që ai kishte nevojë të shënonte të paktën 10 gola. Ai ka shënuar nëntë tani, kështu që ne bëmë shaka për kët6ë kur ai u largua nga loja”, tha ai.

“Ne përgatitëm stërvitjet me Veretout me Bryan dhe Gonzalo Villar, pasi ishte e rëndësishme që Jordan të gjejë hapësirë nga prapa”, shtoi ai.

Bryan Cristante luajti përsëri në qendër të mbrojtjes, kryesisht për shkak se Chris Smalling dhe Marash Kumbulla janë të të lënduar.

“Bryan është një lojtar shumë inteligjent, ne patëm një problem me Kumbullën në stërvitje, kështu që Cristante ka bërë mirë atje shumë herë dhe është një udhëheqës që ndihmon ekipin të qëndrojë stabil”, tha Fonseca.

Roma ka qenë absolutisht dominuese ndaj klubeve poshtë tyre në renditjen e këtij sezoni, por nuk arriti të mposhtë asnjë nga palët mbi ta.

“Nëse shohim performancën kundër Juventusit, kemi bërë mirë dhe vetëm po na mungonte rezultati. Ne i morëm tre pikët sot dhe ato ishin shumë të rëndësishme”, përfundoi Paulo Fonseca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat