Pranë rikthimit

Futboll

Pranë rikthimit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Pranë rikthimit

De Rossi pranë rikthimit në futbollin italian, ish-lojtari i Romës pritet të ulet në pankinën e skuadrës së Serisë A!

Daniele De Rossi mund të jetë trajneri i ri i skuadrës së Krotones.

Klubi i ngjitur këtë sezon në Serinë A italiane po mendon si opsion në pankinën e saj ish-kapitenin e Romës, i cili ka përfunduar edhe kursin e trajnerit “UEFA Pro” në Koverçiano dhe drejtuesit e klubit kanë patur kontakte me agjentin e ish-kampionit të Botës me Italinë.

Trajneri Stropa pritet të shkarkohet pasi skuadra e tij renditet e fundit në klasifikim dhe objektivi i mbijetesës sa vjen e bëhet edhe më pak e realizueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat