Messi – Bayern Munich, lajmi i fundit nga Rummenigge

Futboll

Messi – Bayern Munich, lajmi i fundit nga Rummenigge

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:55
Lionel Messi

Fabrizio Romano, një nga gazetarët më të besueshëm të merkatos ka konfirmuar se Bayern Munich nuk është e interesuar në transferimin e Lionel Messit.

Së fundmi, temë diskutimi në dy merkatot e fundit ka qenë edhe argjentinasi Leo Messi, i cili po kërkon largimin nga Barcelona.

Tani, një nga drejtorët e Bavarezëve ka njoftuar opinionin se Bayern Munich nuk janë të interesuar në transferimin e kapitenit të Barcelonës.

Lionel Messi nuk do të jetë një objektiv i Bayern Munich gjatë verës, ka thënë Fabrizio Romano.

Karl-Heinz Rummenigge tha: “Unë qesha kur pashë kontratën e Messit me Barcelonën … Unë mund t’i them vetëm të lumtë për marrjen e kësaj kontrate astronomike”, u shpreh ai.

Për fund, ai gjithashtu ka thënë se situata e pagave duhet të ndryshojë sa më shpejt që është e mundur.

Theksojmë se Barcelona ka paguar argjentinas një shumë rreth afro 500 milionë në 4 sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat