Rashica: Nuk kam më probleme me trupin tim

Futboll

Rashica: Nuk kam më probleme me trupin tim

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:54
Rashica: Nuk kam më probleme me trupin tim

Pas problemeve të shumta fizike, Milot Rashica duket se është kthyer në rrugën për të gjetur formën e tij më të mirë dhe për të bërë sërish për vete tifozët e Bundesligës.

Në javën që lamë pas, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, luajti për herë të parë pas shumë kohëve 90-minuta të plota me Werder Bremen.

Ndërkohë, në një intervistë për Kicker, Rashica thekson se tashmë nuk ka më probleme me trupin e tij, por që ka nevojë për të rigjetur sërish konfidencën me topin.
“Tani ndihem shumë më mirë dhe nuk kam më probleme me trupin tim. Jam në rrugën e duhur.

Por, kam nevojë për të gjetur sërish konfidencën me topin në mënyrë që të bëj sërish lojën time. Kjo është ndoshta ajo që po më mungon. Dua që të godas kuadratin sa më shumë dhe të asistoj shumë për shokët e skuadrës”, ishin fjalët e Rashicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat