Derbi Milan-Inter, Balotelli i hedh 'benzinë zjarrit'

Futboll

Derbi Milan-Inter, Balotelli i hedh 'benzinë zjarrit'

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 14:27
Derbi Milan-Inter, Balotelli i hedh 'benzinë zjarrit'

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga ndjekësit në Instagram, sulmuesi i Monza, Mario Balotelli, foli gjithashtu për derbin midis Milanit dhe Interit, dy ish-skuadrave të tij: “Kë mbështes?

Unë do të isha i lumtur nëse Interi dhe Milani e fitojnë titullin. Nëse do të duhej të zgjidhja, mbase do të thosha Milanin, prej Zlatan Ibrahimoviq. Por, edhe nëse fiton Interi, unë do të isha i lumtur”.

Lidhur me përplasjen midis Zlatan dhe Lukaku në derbin pararendës të Kupës së Italisë, sulmuesi kontravers italian shtoi: “U përplasën kokë për kokë me njëri-tjetrin…

Mund të ndodhë, nuk i di arsyet pse ndodhi në fakt. Ju nuk mund të bëni aq shumë në fushë… Nëse ata vendosin të bëjnë një ndeshje ‘kick-boks’, do të ishte histori tjetër. Ato nuk janë skena të bukura midis dy kampionëve, se kush ka të drejtë llogaritet pak në këtë situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat