​Lëndohet ylli i Atletico Madridit, mungon ndaj Chelseat?

Futboll

​Lëndohet ylli i Atletico Madridit, mungon ndaj Chelseat?

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:02
Jose Maria Gimenez

Problemet e gjigantëve spanjoll të Atletico Madridit u thelluan në mbrëmjen e së shtunës, përpara ndeshjes së klubit në Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Skuadra e Diego Simeones mirëpriti Levanten në “Wanda Metropolitano” për ndeshjen e tyre të radhës në La Liga dhe pësuan humbje me rezultat 2-0.

Kjo do të thotë që në katër ndeshjet e fundit, “Los Cholchoneros” kanë vetëm një fitore dhe kjo tregon që ata po shkojnë në një formë aspak të mirë në sfidën me Chelsean në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrav.

Rezultati përfundimtar në “Metropolitano” këtë mbrëmje, sidoqoftë, rezultoi larg shqetësimit të vetëm për Simeonen.

Tjetri shqetësim erdhi në frontin e ekipit, kur, në fillim të pjesës së dytë, Jose Maria Gimenez u detyrua të largohej nga fusha.

Uruguajani duke se ka një problem në kyçin e këmbës dhe pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Chelseat pas vetëm 72 orëve tani që duket krejtësisht e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat