Mendy: Me Zidanen deri në vdekje

Futboll

Mendy: Me Zidanen deri në vdekje

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:37
Ferland Mendy dhe Zinedine Zidane

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy ka konfirmuar se skuadra e mbështet trajnerin Zinedine Zidane.

Tekniku francez pritet të shkarkohet në fund të edicionit, në rast që nuk fiton trofe këtë sezon.

Por, Mendy thotë se e gjithë skuadra e mbështet Zidanen dhe se i injorojnë gjërat që njerëzit flasin.

“Jam me Zidanen deri në vdekje dhe të gjithë jemi me të, sinqerisht”.

“Ai shihet i qetësuar. Por, nuk vërtetë nuk i japim vëmendje çfarë flasin njerëzit”, tha ai për Marca.

Ndërkohë, Julian Nagelsmann shihet si pasuesi i mundshëm i Zidanes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat