Cila skuadër është më afër titullit të kampionit në Kosovë? Flet Qubreli 

Futboll

Cila skuadër është më afër titullit të kampionit në Kosovë? Flet Qubreli 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Cila skuadër është më afër titullit të kampionit në Kosovë? Flet Qubreli 

Kampionati i Kosovës në futboll, po futet në periudhën me të nxehtë qoftë në luftë për titullin e kampionit qoftë për ekzistencë. 

Tre skuadra luftojnë fyt për fyti për titullin e kampionit, Ballkani nga Theranda e cila po udhëheq renditjen me 44 pikë, po aq pikë ka edhe kampioni në fuqi Drita nga Gjilani dhe Prishtina renditet në pozitën e tretë me 38 sosh. 

Në luftë për ekzistencë janë një numër i madh i skuadrave, që nga vendi i pestë e deri të i nënti, pa e lënë anash edhe Besën, e cila ende ka gjasa matematikisht për të mbetur në shoqërinë e elitës së futbollit të Kosovës. 

Ish futbollisti i mirënjohur, Jeton Qubreli, ka një parashikim interesant se cila nga skuadrat është favorite për titullin e kampionit të Kosovës.

Si e sheh pjesën e dytë të kampionatit sa i përket cilësisë dhe cila skuadër është më afër titull dhe cilat janë me të rrezikuara?

“Mendoj se ekipet janë përgatitur mirë, cilësia nuk ka ndryshuar prej vjeshtës.

Mendim im, Prishtina momentalisht është ka luan futboll të mirë dhe për mua janë kandidati  im kryesor për titull.

Sa i për këtë ekipeve të rrezikuara janë siç dihet Besa, veç është shumë keq, pastaj Drenica nuk është mirë dhe Arbëria. Ka lojë shumë, mund të ndodhë gjithçka deri në fund”, tha Qubreli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat