Ja për sa vite firmosi ish-sulmuesi i Tiranës me kampionët e Legias

Futboll

Ja për sa vite firmosi ish-sulmuesi i Tiranës me kampionët e Legias

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:31
Ja për sa vite firmosi ish-sulmuesi i Tiranës me kampionët e Legias

Zyrtarisht, Ernest Muçi është futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi sot për 4 vite e gjysmë me kampionët e Polonisë (deri më 30 qershor 2025). 19-vjeçari u prezantua si përforcimi më i ri i skuadrës më të suksesshme në historinë e futbollit polak.

“Legia është një klub dhe mundësi e madhe për mua. Duhet të tregoj veten time këtu për të shfaqur më të mirën e mundshme. Legia ka një qendër stërvitore të jashtëzakonshme. Pashë dhe stadiumin si dhe futbollistët, që i përkasin një niveli të lartë. Dua të rritem si futbollist dhe të shijoj lojën. Po përballem me një mundësi të re në karrierë. Edhe pse është një sfidë e vështirë, e ndiej se jam gati për të”, u shpreh sulmu

esi i Shpresave, Ernest Muçi si prurja më e re e Legia Varshavës.

Muçi ishte futbollisti më i kërkuar i Superiores gjatë dy afateve të fundit të merkatos. Jang Bois, Rapid Vjena, Verona dhe shumë klubë të tjera paraqitën ofertat e tyre për 19-vjeçarin, por oferta e Legia Varshavës bindi drejtuesit e Tiranës për ta shitur Muçin në Poloni. Operacioni i blerjes së tij i kushtoi Legias 650 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat