Barcelona konfirmon lëndimin e Pedrit

Futboll

Barcelona konfirmon lëndimin e Pedrit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:24
Pedri

Talenti i Barcelonës, Pedri, u largua nga loja në min 71′ në duelin me Sevillan.

Tani, Barça ka konfirmuar lëndimin e spanjollit përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Pedri u pa të largohej nga autobusi i skuadrës me shtaga, gjë që shton brengosjen për një lëndim të gjatë.

“Lojtari jonë, Pedri ka pësuar një dëmtim të muskujve në pjesën e poshtme të këmbës së majtë. Nesër do të keni më shumë informata pas testeve, pas ekzaminimeve mjekësore do të mësohet edhe kohëzgjatja e lëndimit”, u tha në deklaratën e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat