Chelsea – Man Utd, formacionet e mundshme të derbin të javës në Ligën Premier

Futboll

Chelsea – Man Utd, formacionet e mundshme të derbin të javës në Ligën Premier

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Chelsea dhe Manchester Unitedi do të ndeshen sot (e diel) mes vete në derbin e vlefshëm për javën e 26-të në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë nikoqir të Djajve të Kuq në ndeshjen derbi të javës e cila pritet të zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 17:30.

Ekipi i Thomas Tuchel vjen në këtë ndeshje pas një forme pozitive dhe synon ta vazhdojë për t’u ngjitur edhe më shumë në tabelë.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka zhvilluar sezon të mirë dhe synimi i tyre është të marrin rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë pak mungesa dhe pritet të luajnë me ekipet më të mira të mundshme.

Te Chelsea nga minuta e parë pritet të luajnë emra si Cezar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Olivier Giroud, ndërsa te Unitedi lojtarë si Harry Maguire, Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kovacic, Kante, Alonso; Mount, Werner; Giroud

Man Utd (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; Fred, Matic; Greenwood, Fernandes, Rashford; Martial

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat