Fitorja ndaj Vllaznisë pikë kthese!

Futboll

Fitorja ndaj Vllaznisë pikë kthese!

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:35
Fitorja ndaj Vllaznisë pikë kthese!

Ajo ndaj Vllaznisë nuk ishte thjeshtë një fitore e zakonshme për Tiranën, ishte një sukses i arritur në një përballje derbi. Rrjedhimisht vlera është edhe më e madhe dhe shkon përtej 3  pikëve.

Përpara sfidës, tekniku Orges Shehi u shpreh se kërkon që skuadra të zbresë në fushë me mentalitetin e një ekipi kampion. Dhe kështu ndodhi.

Ndoshta fakti që kuqeblutë nuk po përjetojnë një moment të mirë, ndikojë që bardheblutë të merrnin 3 pikët, por në një garë shkaqet dhe arsyet për të arritur diçka vlejne pak, e rëndësishme është të përmbushet qëllimi.

Shpenzimet e tepërta në merkato duhet të përkthehen në rezultate. Pas dy humbjeve radhazi ky suksesi ndaj Vllaznisë ishte përgjigja ideale për një skuadër si Tirana që po përjeton një sezon me ulje dhe ngritje.

Sigurisht ky sukses duhet të shërbejë si një motivimin për të ardhmen sepse nese nuk ndodh kështu, ateherë kënaqësi e 3 pikëve në derbin e Shqipërise do të zbehet shpejt. Kualiteti në radhët e bardhebluve nuk mungon, pavarsisht se humbni klasin e një sulmuesi si Ernest Muçi, por individi nuk bën dot diferencën nëse ekipi nuk ka frymë grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat