Interi fiton dhe përforcon kreun

Futboll

Interi fiton dhe përforcon kreun

Nga: K.Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:53
Interi fiton dhe përforcon kreun

Interi ka arritur edhe një fitore të madhe dhe përforcon edhe më shumë kreun e tabelës në Serie A në futboll. 
Zikaltrit e mposhtën me rezultat 3:0 Genoan, në takimin e javës së 24-të.

Është fitorja e pestë rresht për zikaltrit, duke i bërë kandidat kryesor në luftë për titullin e kampionit. 

Golat i shënuan Romelu Lukaku (1'), Matteo Darmian (69‘) dhe Alexis Sanchez (80’).

Interi udhëheq renditjen me 56 pikë, ka shtatë më shumë se Milani, kjo e fundit ka një takim me pak dhe Genoa është e 13-ta me 26 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat