Zyrtarët e Real Madridit festojnë çdo paraqitje të mirë të Gareth Bale te Tottenhami

Futboll

Zyrtarët e Real Madridit festojnë çdo paraqitje të mirë të Gareth Bale te Tottenhami

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:24
Foto

Tifozët e Tottenhamit nuk ishin të vetmit që festuan paraqitjen e mirë të Gareth Bales ndaj Burnleyt, pasi edhe Real Madridi iu gëzua një shfaqje të tillë.

Ylli uellsian shëno dy gola dhe dhuroi një asistim për Harry Kanen në fitoren 4-0 të Spurs të dielën.

Zyrtarët e Los Blancos janë duke mbajtur një shikim nga afër Bales, pasi kjo gjë përfshinë më shumë detaje.

Real Madridi tashmë dihet që po tenton transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain dhe uellsiani do të shitet në këtë verë.

Sipas asaj që raporton AS, madrilenët po tentojnë të mbledhin sa më shumë fonde për transferimin e francezit që besohet se tani vlen rreth 180 milionë.

Por, PSG kërkon mbi 200 milionë euro për kartonin e tij e mbretërit duhet të shesin disa lojtarë, në mesin e tyre edhe Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat