Paga e Shaqirit te Liverpool lë prapa shumë yje të ekipit

Futboll

Paga e Shaqirit te Liverpool lë prapa shumë yje të ekipit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:32
Xherdan Shaqiri

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri, përfiton të ardhura vjetore prej 4.7 milion euro, te klubi aktual i tij, Liverpool.

Gazeta prestigjioze “The Sun”, ka publikuar të ardhurat e futbollistëve të Liverpool, listë në të cilën Shaqiri renditet i 14-ti.

Shaqiri, edhe pse nuk është në 11-shën e parë të trajnerit Jurgen Klopp, ai paguhet më shumë se disa lojtarë kyç të formacionit të “The Reds”.

Image

Me 80 mijë funte pagë javore, Xherdani lë pas dy anësorët Alexander Arndold dhe Andrew Robertson, gjithashtu mesfushorin Georginio Wijnaldum dhe mbrojtësin Joe Gomez.

Mohamed Salah është lojtari qe paguhet më së shumti te klubi i Liverpool, me 200 mijë funte në javë, më pas vijnë Thiago Alcantara, Roberto Firmino, Virgyl Van Dijk e Jordan Henderson.

Mesfushori i’u bashkua klubit të Liverpoolit në qershor të vitit 2018, dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Gjatë kësaj periudhe me ekipin anglez ka realizuar 58 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 8 gola.

Lojtari i kombëtares zvicerane, me Liverpoolin ka arritur të fitojë Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, dhe Kupën e Botës për Klube.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat