Paçarada prej më të mirëve në fushë

Futboll

Paçarada prej më të mirëve në fushë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:05
Paçarada prej më të mirëve në fushë

St.Pauli ka hyrë në një ecuri fantastike të rezultateve në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Skuadra e St.Paulit ka shënuar fitoren e pestë me radhë duke e mposhtë Hamburgun me rezultat minimal 1:0.

Në këtë përballje nga fillimi në fushë ishte edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paçarada.

Lojtari “dardan” ka luajtur për 78 minuta në këtë fitore të madhe të skuadrës së tij.

Paqarada aktivizohet rregullisht për ekipin gjerman.

St.Pauli tani ndodhet në pozitën e 11-të, teksa Hamburgu është i katërti duke bërë një hap prapa në luftë për inkuadrim në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat