Ronaldo kërkon rekordin

Futboll

Ronaldo kërkon rekordin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:28
Ronaldo kërkon rekordin

Sfida e sotme Juventus-Specia do të jetë përballja e katërt në historinë mes këtyre klubeve.

Ndeshja e vajtjes u fitua 4-1 nga kampionët e Andrea Pirlos me lojtarin e ndeshjes që u shpall Kristiano Ronaldo. Sytë sot në Torino do të jenë të gjithë të drejtuar nga portugezi, i cili ishte autori i një dopiete, pavarësisht se qëndroi në stol për 56 minuta në fazën e parë.

Motivi i CR7-ës mbrëmjen e sotme do të jetë i madh. Jo vetëm që ai do tentojë të rikthejë skuadrën te suksesi, pas 2 pikëve të munguara me Veronën (goli i tij nuk mjaftoi), por do të kërkojë edhe një rekord personal, duke qenë vetëm një gol larg rekordit të legjendës Pele. 767 janë golat e firmosur nga sulmuesi brazilian në ndeshjet zyrtare, ndërsa 766 janë ato të kolegut të tij portugez.

Kështu që sot Kristiano do të ketë shansin që ta barazojë, por pse jo edhe ta kalojë Pelenë, duke u ngjitur në podin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, duke pasur përpara vetëm Romarion dhe Bikanin. Sigurisht që për të mos e përmbushur misionin e tij, Ardian Ismajli do të përpiqet të bëjë të pamundurën nëse do t’i besohet një vend titullari.

Mbrojtësi shqiptar i Specias do provojë që ta ndalë kampionin portugez. Ai është në listën e grumbulluar për ndeshjen me bardhezinjtë nga trajneri Vinçenco Italiano. 24-vjeçari ka regjistruar 8 prezenca në skuadrën e Specias në Serinë A këtë sezon, ku ka dhënë edhe një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat