Aguero: Fatkeqësisht, motra ime dinte gjithçka

Futboll

Aguero: Fatkeqësisht, motra ime dinte gjithçka

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:17
Aguero: Fatkeqësisht, motra ime dinte gjithçka

Një gjeni në fushat e lojës, më pak në bankat e shkollës.

Sergio Aguero është rrëfyer në një lidhje direkte të bërë në kanalin e tij në Twitch TV. Sulmuesi i City-t ka folur për të kaluarën dhe për atë që nuk ka qenë kurrë pasioni i tij: studimi i shkencave.

“Kishte lëndë që më pëlqenin në shkollë. Për shembull, më pëlqenin shkecnat shoqërore dhe matematike. Edhe anglishtja, por i urreja shkencat në përgjithësi”, ka thënë Aguero.

“Më pas, pyesja veten. Çfarë më intereson nga vijnë lulet, nga vjen universi, për Jupiterin dhe Saturnin? Pse duhet të më interesojë çfarë ndodh në këto vende kur nuk do të shkojë kurrë në jetën time?”.

Kun ka zbuluar edhe kur ka vendosur të mos shkojë më në klasë:

“Kisha llogaritur çdo gjë. Distancën nga shtëpia në shkollë dhe kohën që duhej. Problemi ishte se edhe vëllezërit e mi shkonin në të njëjtën shkollë, kështu që kisha marrë masat për t’i lajmëruar se mësuesja ime mungonte”.

“Fatkeqësisht, motra ime dinte gjithçka dhe do të kishte folur. Kështu që i kam dhënë disa qindarka që të mos fliste…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat