Interi arrin marrëveshje në parim me Wijnaldumin – Barcelona e PSG mbesin të shokuara

Futboll

Interi arrin marrëveshje në parim me Wijnaldumin – Barcelona e PSG mbesin të shokuara

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:27
Georginio Wijnaldum

Interi thuhet se ka arritur marrëveshje me Georginio Wijnaldumin nga Liverpooli.

Befasisht, mesfushori holandez do të kalojë në Giuseppe Meazza, e që ndoshta edhe tifozët janë paksa konfuz.

Sipas asaj që raporton SportMediaset, Wijnaldum do të jetë lojtarë i lirë në këtë verë pasi kontrata me The Reds i skadon në qershor.

Image

Claudio Raimond ka thënë se holandezi dhe Nerazzurët tashmë kanë marrëveshje në parim me shumë shpejtë pritet të bëhet publike.

Wijnaldum do të kalojë si transferim i lirë, derisa paga e tij duket se do të jetë më e vogël se sa ajo te Liverpooli.

Duket se Antonio Conte e ka bindur holandezin që të kalojë në radhët e tij, mirëpo fillimisht duhet të shesë ndonjë nga lojtarët.

Image

Kujtojmë se në garë për të ishin edhe Barcelona e Paris Saint-Germain, por Interi ka vepruar më konkretisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat