Kupa e Gjermanisë vjen me dy ndeshje interesante

Futboll

Kupa e Gjermanisë vjen me dy ndeshje interesante

Më: 3 mars 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustruese

Pas ndeshjes së djeshme mes Monchengladbach dhe Dortmundit, Kupa e Gjermanisë vazhdon edhe sot me dy duele shumë interesante të cilat transmetohen në platformën më unike dhe të pasur programore në vendin tonë, Artmotion.

18:30 Essen – Holstein 

E mërkurja sportive në Artmotion nis me një duel shumë interesant nga Kupa e Gjermanisë në futboll, dy skuadrat që kanë bërë befasinë deri në këtë fazë do të duelojnë me njëra-tjetrën në një duel nga i cili do ta mësojmë edhe gjysmë-finalistin e dytë pas Dortmundit, ndeshja mes Essen dhe Holstein Kiel transmetohet live dhe ekskluzivisht me fillim nga ora 18:30 në Art Sport 1.

Holstein Kiel për të arritur në qerek-finale ia ka dalë që rrugës ta eleminojë edhe gjigantin gjerman, Bayern Munich e nga ana tjetër edhe Esseni nuk e ka pasur të lehtë, ata në rrethin e fundit të garave kanë triumfuar pas vazhdimeve kundër Bayer Leverkusenit.

Essen, 11-shja e mundshme startuese:

Davari – Gomez, Heber, Hahn, Behounek – Grote, Grund, Harenbrock, Doroë, Engelmann, Young

Holstein Kiel, 11-shja e mundshme startuese:

Gelious – Dehm, Lorenz, Ëahl, Kirkeskov – Reese, Hauptmann, Meffert, Muhling, Bartels- SungLee

20:45 Leipzig – Ëolfsburg

Takimi i fundit qerek-final nga Kupa e Gjermanisë që do luhet këtë javë ështa ai mes dy gjigantëve të Bundesligës, Leipzigut dhe Ëolfsburgut. Të dy këto klube kanë ambicie, por edhe shanca reale për t’i shkuar garës deri në fund, andaj edhe do synojnë fitoren. Ndeshja e zjarrtë mes tyre transmetohet live dhe ekskluzivisht të mërkurën me fillim nga ora 20:45, live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Të dy skuadrat nuk e kanë pasur aspak problem që të arrijnë në këtë fazë, me Leipzigun që ka eleminuar me rezultat të thellë 4-0 Bochumin, teksa në anën tjetër Ëolfsburg ka kaluar Schalken me rezultat të ngushtë 1-0.

Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:

Gulasci – Mukiele, Upamecano, Orban, Halstenberg – Sabitzer, Adams, Nkunku, Olmo, Forsberg – Sorloth

Wolfsburg, 11-shja e mundshme startuese:

Casteels – Mbabu, Lacroix, Bruma, Otavio – Schagler, Armold, Philipp, Steffen, Mehmedi – Weghorst

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat