Agim Aliu me Interin? Fisnik Jashari: Kjo na jep vullnet që mos të ndalemi...

Futboll

Agim Aliu me Interin? Fisnik Jashari: Kjo na jep vullnet që mos të ndalemi...

Nga: K.G. Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:11
Fisnik Jashari dhe Agim Aliu

Në Kosovë ka shumë grupe të tifozëve, si të Interit, Milanit, Liverpoolit, Manchester Utd, Realit, Barcelonës, Bayernit, Juventusit, Romës, Napolit, Dortmundit, Chelseas etj. 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, ka pritur një grup të tifozëve të Interit! 

Ish hendbollisti dhe gjyqtari i hendbollit, Fisnik Jashari, i takon grupit të tifozëve të Interit, ndihet krenar për këtë pritje.    

Image

“Është kënaqësi kur një nga më të vlerësuarit siç është Kryetari z. Agim Aliu që vlerëson dhe na nderon me pritjen dhe mirënjohjen e tij që ndan për kontributin që bëjmë ne si Familje e madhe Interistash qoftë ajo humanitare por edhe ajo sportive.

Kjo na jep vullnet që mos të ndalemi e të vazhdojmë me këto iniciativa. Amala Inter Club Kosova”, shkruan Jashari në profilin e tij në facebook.

“Çaste relaksi, me bisedën tejet tërheqëse për futbollin, prita tifozët ferizajas të Inter-it të cilët përveç tifozllëkut, me grupin e tyre "Inter Club Kosova", kanë kontribuar edhe në fusha tjera siç është ajo humanitare.

Zi-kaltrit i kam "rivalë" si superekip, por miq e bashkëqytetarë që i çmoj jashtëzakonisht”, shkruan në faqen e Agim Aliut.  A është Agim Aliu me Interin? Një Zot e di!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat