Bale tregon pse u largua nga Real Madridi

Futboll

Bale tregon pse u largua nga Real Madridi

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:23
Bale tregon pse u largua nga Real Madridi

Gareth Bale ka thënë se u largua nga Real Madridi dhe iu bashkua ekipit që e dashuron, Tottenham Hotspur, për të luajtur futboll rregullisht.

Bale iu bashkua klubit të vet të vjetër në verë në një marrëveshje huazimi njëvjeçar dhe vetëm tani ka nisur ta gjejë formën e vjetër.

Sulmuesi 31-vjeçar i ka shpjeguar arsyet pse dëshiroi të largohej nga Madridi për t’u kthyer në Tottenham.

“Mendoj se të gjithë e dinë sesa shumë e dua Tottenhamin dhe sa mirë kalova këtu para se të shkoja në Real Madrid”, tha Bale.

“Doja të luaja futboll, doja t’i ndihmoja ekipit në çfarëdo mënyre dhe ishte vendim i lehtë të kthehesha në vendin ku më duan, në vendin ku më shfaqin dashuri”, shtoi ai.

Bale i ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje deri tani në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat