Drama e shqiptarit: Kam humbur dy vëllezër në jetë

Futboll

Drama e shqiptarit: Kam humbur dy vëllezër në jetë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:13
Drama e shqiptarit: Kam humbur dy vëllezër në jetë

Kristi Vangjeli ka folur për herë të parë pas humbjes së vëllait të tij të madh, Pavli. I përlotur ai ka rrëfyer për “News 24” se ka humbur edhe një vëlla tjetër shumë vite më parë.

Mbrojtësi i Tiranës në intervistën për gazetaren Enxhi Biba në “Sport News” ai ka folur për raportet që kishte me vëllain duke thënë se Pavli ishte një pikë referimi për të. Ish-mbrojtësi i Kombëtares ka folur edhe për derbin e fundjavës mes Tiranës dhe Partizanit.

DRAMA E HUMBJES SË VËLLAIT- Vëllai për mua ishte një mbështetje e madhe, që në rini, jemi rritur bashkë, që në Korçë kemi qenë gjithmonë bashkë. Ka qenë një lidhje më tepër se vëlla. Shumë njerëz afër familjes time, e dinë shumë mirë që ky është vëllai i dytë që kemi humbur në familjen, kam humbur vëllain e madh kur ishte 12-vjeç.

Djali i madh në familjen time, ka marrë emrin e atij, Denisi, ne e kemi ngjallur atë dhe është me ne. Pavli ka qenë tip pak më nevrik, më egoist, me shoqërinë, me miqtë ka qenë shumë energjik. Kishim një shoqëri shumë të madhe. Unë e kam përkrahura jashtë mase në Shqipëri, Greqi dhe Australi. Shprehte dashuri për çdo njeri.

Ne gjithmonë kemi bërë plan bashkë dhe të ecnim bashkë në çdo hap. Ai mbaroi karrierën e tij futbollistike, dhe u bë trajner. Kishte besim se do të bëhej një trajner i madh me të ardhme të ndritur.

Ka qenë data 5 dhjetor kur e mora vesh lajmin. Ka qenë dita e ortodoksëve. Dua të falenderoj presidentin e Tiranës, gjithë çunat e ekipit, që më kanë mbështetur, ashtu dhe çunat e Skënderbeut. Ja dedikuan atij golin e parë. Më janë gjendur pranë të gjithë presidentët dhe shokët e prap.

E mbaj mend çdo bisedë. Ato 2 muaj kur u kthye nga Australia, ka ndenjur nga mua. Nuk kishte frikë, nuk tha asnjëherë që po vdes, të lutem më ndihmo. Ashtu erdhën momentet dhe u transferuam te 2 ekipe të ndryshme. Ai te PAOK, unë te Aris. Ishim të barabartë. Pavli më ka mbështetur më shumë mua, ecuria ime mori një tjetër rritëm. Ka qenë mbështetja ime më e madhe. Më duket sikur gjërat po vështirësohen akoma më shumë.

Pengu më i madh? Më ka thënë që të kujdesem për fëmijët e tij dhe i kam thënë si fëmijët e mij dhe të atij, do të kenë të njëjtin trajtim.

FUSHA E LOJËS- Që në momentin e parë që jam larguar, kam pasur mbështetjen e të gjithëve. Shiko çdo gjë të rregullohet dhe ne do të jemi këtu. Më kanë mbështetur jashtë mase. Kur po shikoja që gjërat po vështirësoheshin, e kam menduar që futbolli ka marrë fund.

Duke parë që kishte akoma shumë kampionat. Ka qenë babai im që më ka kërkuar të rikthehesh. Duke parë që kishte shumë ndeshje akoma. Edhe Pavli këtë do të deshte. Për të qenë kampion.

E ARDHMJA- Unë do e kem pak këtë vështirë që të bëj hapin për të lënë futbollin. Kur të mos e përballoj dot fizikisht, jam i bindur që do të largohem me vetëdije nga fusha e lojës. Jeta ime do të vazhdojë me futbollin. Mbase dhe unë një ditë do të kem një rol drejtues. Duke parë duke bërë, nuk është se kam një plan konkret.

Në këto moment, që kam miq drejtues, përpiqem të jem akoma më profesionist, duke ia bërë më të lehtë atyre. Në qoftë se nuk je profesionist, nuk e respekton miqësinë që ke ma ata.

ECURIA E TIRANËS- Si kampion në fuqi që jemi, besoj e kemi nisur me këmbë të mbarë sezonin, duke filluar nga Kupat e Europës. Mos harrojmë që Tirana kishte shumë vite pa luajtur në Europë. Nga vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, sidomos cilësia e lojtarëve. Ata që kanë ardhur, nuk kanë bërë diferencën që të gjithë pretendonin. Ekipi po gjen stabilitet, ka harmoni tjetër, besoj grupi do të jetë më i plotë, bëhen gjërat më të lehta edhe për trajnerin. Duke qenë me këmbë në tokë, mund t’ia dalim, duke ia nisur që nga derbi.

DERBI- Ekipi i Tiranës, ka qenë gati gjithmonë, jo vetëm ndaj Partizanit, ndaj çdo kundërshtari, ka qenë gati dhe besoj do të jetë gati në ndeshjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat