Atletico Madrid i falet Suarez dhe mban larg Barcelona e Real

Futboll

Atletico Madrid i falet Suarez dhe mban larg Barcelona e Real

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:11
Atletico Madrid i falet Suarez dhe mban larg Barcelona e Real

Fitore me vuajtje por tri pikë tepër të rëndësishme për Atletico Madrid që largohet nga ndjekësit më të afërt, Barcelona dhe Real Madrid.

Skuadra e Simeones e pa veten keq ndaj Athletic Bilbao që shënoi e para me Muniain, por Llorente do të barazonte në fund të pjesës së parë.

Më pas, në fillim të pjesës së dytë, Luis Suarez do të shënonte me penallti duke konfirmuar rolin e goleadorit në La Liga.

Ky rezultat 2-1 do të mbetej deri në fund të ndeshjes, me Bilbao që shtyu për të barazuar shifrat por nuk mundi të çajë dot murin e vendosur nga ekipi i Simeones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat