Klopp: Të gjithë e dimë sesa të rrezikshme janë skuadrat gjermane

Futboll

Klopp: Të gjithë e dimë sesa të rrezikshme janë skuadrat gjermane

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:10
Klopp: Të gjithë e dimë sesa të rrezikshme janë skuadrat gjermane

Liverpool dhe Leipzig u përballën sërish mes tyre në “Puskas Arena” të Budapestit, stadium ku u regjistrua i njëjti rezultat si më 16 shkurt. “The Reds” fituan përsëri 2-0 dhe u kualifikuan në tetë skuadrat më të mira të Champions League.

Momo Salah dhe Sadio Mane realizuan golat e fitores në pjesën e dytë dhe i dhuruan një fitore të rëndësishme për moralin kampionëve të Anglisë. Jurgen Klopp shfaqet i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, sidomos për faktin që ekipi i tij nuk pësoi gol.

“Ishim gati dhe u përgjigjëm shumë mirë, duke lënë pas krahëve periudhën jo të lumtur që po kalojmë në kampionat. Djemtë nuk i lejuan hapësira kundërshtarëve, u treguan të aftë. Zhvilluam një performancë të jashtëzakonshme në mbrojtje.

Kur ishte e nevojshme luajtëm edhe në mënyrë të pistë. Në pjesën e parë krijuam shumë raste për gol, por na mungoi freskia. Më pëlqeu fakti që nuk e lejuam Leipzigun të bënte lojën e vet. Të gjithë e dimë sesa të rrezikshme janë skuadrat gjermane kur luhet futboll i hapur“, theksoi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat